• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban- Stoltenbergut: Hungaria e mbështet hyrjen e Suedisë në NATO

Orban- Stoltenbergut: Hungaria e mbështet hyrjen e Suedisë në NATO

Bruksel, 24 janar 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot i kumtoi sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se qeveria e tij e mbështetë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

Në publikimin në platformën X, Orbani shtoi se në bisedë telefonike i ka thënë Stoltenbergut se do të vazhdojë të apelojë deri te Parlamenti hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të kryejë ratifikimin në mundësinë e parë, transmetojnë mediat britanike.

Stoltenbergu ka përshëndetur vendimin e Hungarisë për të mbështetur qartë anëtarësimin e Suedisë në Alencë dhe së shpejti do të ratifikojë kandidaturën e saj.

"Bisedë e mirë me kryeministrin hungarez Viktor Orban. E përshëndes publikisht mbështetjen e kryeministrit dhe qeverinë e tij për anëtarësimin  e Suedisë në NATO. Me padurim pres që ajo të ratifikohet sapo të mblidhet parlamenti", publikoi Stoltenberg në postimin e tij në platformën X. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR