• e enjte, 26 dhjetor 2024

Orban propozon formimin e një NATO-je evropiane, pa SHBA-në

Orban propozon formimin e një NATO-je evropiane, pa SHBA-në

  Budapest, 2 mars 2023 (MIA) - Në një intervistë të gjerë për gazetën zvicerane "Die Weltwoche", kryeministri hungarez Viktor Orban nisi një iniciativë që aleatët evropianë të formojnë bllokun e tyre ushtarak të ngjashëm me NATO-n, i cili nuk do të përfshijë fuqinë më të fortë ushtarake në planet - SHBA-në.

“Vendet e Bashkimit Evropian duhet të krijojnë aleancën e tyre të mbrojtjes, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse SHBA-ja shpesh ndjek interesat personale gjatë zgjidhjes së çështjeve të sigurisë ndërkombëtare", vlerësoi kryeministri hungarez.

Ai beson se vendet e BE-së duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të forcuar sigurinë e tyre dhe të jenë në gjendje të mbrojnë veten pa u mbështetur në ndihmën e SHBA.

"Një NATO evropiane do të ishte një zgjidhje ideale. Unë këtë e propozova që në vitin 2012", tha Orban.

Ai, gjithashtu, tha se qasja e vendeve perëndimore në agresionin kundër Ukrainës përcaktohet nga SHBA-ja, ndërsa Evropa po humbet identitetin e saj "në kuptimin emocional dhe intelektual".

Sipas tij, shumë kombe, duke përfshirë arabët, brazilianët, indianët, kinezët dhe turqit duan që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

"Perëndimi ka humbur aftësinë për të bashkuar botën për një qëllim. Parimet themelore të filozofisë janë të kufizuara në hapësirë. Ky është një fenomen i ri, shtoi Orban në intervistë për gazetën zvicerane. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR