• e premte, 18 tetor 2024

Orban për planin e Zelenskit: Kjo është më se e tmerrshme

Orban për planin e Zelenskit: Kjo është më se e tmerrshme

Budapest, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot deklaroi se Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë "strategjinë e vet ushtarake" në "strategji paqësore" dhe bëri thirrje për ndërprerje të zjarrit dhe negociata paqësore.

Në prag të mëngjesit të punës, para grupit të deputetëve "Patriotë për Evropë" në Parlamentin evropian, Orban tha se pret që Samiti i BE-së të jetë "i vështirë" dhe se e presin disa "beteja", transmetoi MTI.

Sipas tij, "beteja" e parë do të zhvillohet për luftën në Ukrainë, ndërsa Orbani theksoi se presidenti ukrainas, Volidimir Zelenski e caktoi prezantimin e "Planit të tij për fitore" në samit.

"Ende nuk e dimë këtë zyrtarisht, por dëgjuam se çka tha ai në Parlamentin ukrainas. Kjo është më se e tmerrshme", tha ai.

Orban theksoi se ai është "ndonjëherë i vetmi" i cili bën thirrje për ndryshim të strategjisë ushtarake, sepse BE-ja "për momentin po e humbë luftën".

Ai e kritikoi strategjinë e BE-së, duke thënë se blloku evropian "hyri në luftë me strategji të planifikuar keq dhe të zbatuar keq të bazuar në përllogaritje të gabuara".

"Dukshëm po e humbim luftën në fronte. Prandaj na nevojitet ndryshim... Nuk mendoj për më shumë luftë apo armë më të rrezikshme, por duhet ta ndryshojmë strategjinë e luftës në strategji të paqes, dhe kjo do të thotë ndërprerje e zjarrit dhe negociata paqësore", tha Orban.

Ai vlerësoi se deklaratat e djeshme të Zelenskit në Kuvend shkuan në drejtim të gabuar dhe prandaj u bëri thirrje kancelarit gjerman, Olaf Sholc dhe presidentit francez, EManuel Makron të fillojnë negociata me rusët "në mënyrë që të gjindet dalhe nga kjo situatë".

Orban, gjithashtu, tha se ekziston edhe "betejë rreth emigracionit", duke shtuar se shumica dëshirojnë t'i ndryshojnë rregullativat për migrim. Ai e quajti "të papranueshme" atë që Hungaria është "kritikuar për mbrojtje të kufijve të BE-së".

Sipas tij, numër gjithnjë e më i madh i vendeve-anëtare tregojnë për krizë emigrantësh dhe prandaj, siç tha, nevojitet ndryshim. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR