• e martë, 17 mars 2026

Orban: Nuk ka pengesa teknike në "Druzhba", Zelenski duhet menjëherë të lejojë të vazhdojnë dërgesat me naftë

Orban: Nuk ka pengesa teknike në

Budapest, 2 mars 2026 (MIA) – Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi sot se në bazë të xhirimeve satelitore në dispozicion dhe të dhënave operative, është e qartë se nuk ka pengesa teknike për punën e naftëpërçuesit “Druzhba” dhe për këtë i bëri thirrje presidentit ukrainas, Volodomir Zelenski, menjëherë t’i vazhdojë dërgesat e naftës përgjatë tubacionit.

Orbani informacionin e bëri të ditur në mbledhjen për betimin për siguri kombëtare, ndërsa pasi mori raport të hollësishëm për sulmin mbi tubacionin e naftës “Druzhba” dhe gjendjes së tij, njofton “Nemzet” hungarez. 

Ai në një video porosi në faqen e tij në Fejsbuk deklaroi se është konfirmuar se sulmi nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në tubacionin dhe se për këtë nuk ka pengesë teknike për rifillimin e tij. 

Ai shtoi se xhirimet e lidhura satelitore do të jenë në dispozicion për të gjithë. 

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje presidentit Zelenski që ta rifillojë naftëpërçuesin ‘Druzhba’ dhe tu lejojë hyrje inspektorëve hungarezë dhe sllovakë që ta sqarojnë çështjen kontestuese. Do të vazhdojmë me kundërmasat tona derisa ukrainasit nuk i vazhdojnë dërgesat e naftës. Këtë që e bën Zelenski është shantazh i thjeshtë i Hungarisë, por Hungaria nuk do të heqë dorë dhe ne do ta ndërpremë bllokimin e naftës”, tha Orbani. fc/

Foto: Orbani në FB

QËNDRONI TË LIDHUR