Orban: Një Hungari e sigurt dhe paqësore është garanci për një të ardhme të qëndrueshme
- Një Hungari e sigurt dhe qetë është garanci për një të ardhme të qëndrueshme, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
- Post By Fami Bajrami
- 21:07, 2 janar, 2026
Budapest, 2 janar 2026 (MIA) – Një Hungari e sigurt dhe qetë është garanci për një të ardhme të qëndrueshme, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ai ndau një video në të cilën Daniel Shandor Kovaç, kryetar i komunës Geberjen dhe deputeti i Asamblesë së Qarkut, Sabolç-Satmar-Bereg, flet për mënyrën se si është jeta tani në një Hungari të sigurt dhe paqësore, raporton “Maxhar nemzet”.
Sipas kryetarit të bashkisë së Geberjenit, një nga masat më të rëndësishme të qeverisë kombëtare ishte politika anti-migrim dhe instalimi i gardhit kufitar i cili garanton jetë të përditshme paqësore.
Daniel Shandor Kovaç, duke folur për luftën ruso-ukrainase, tha se paqja mund të arrihet shpejt nëse koalicionit të paqes që po formohet në nivel global i jepet sa më shumë peshë dhe nëse liderët e vendeve të Evropës Perëndimore më në fund e kuptojnë se paqja mund të arrihet vetëm në këtë mënyrë.
Tubime kundër luftës u mbajtën para sallave të mbushura plot në të gjitha vendet, gjë që tregon qartë se shumë njerëz mbështesin qëndrimin e paqes, raporton gazeta. Pika kulmore e ngjarjes ishte paraqitja e Orbanit i cili çdo herë dha një vlerësim të detajuar të situatës politike të jashtme dhe të brendshme.
Foto: Skrinshot nga Fejsbuku i Orbanit