• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban: Nëse vazhdon emigracioni ilegal, do t'i sjellim emigrantët para zyrave të BE-së në Bruksel

Orban: Nëse vazhdon emigracioni ilegal, do t'i sjellim emigrantët para zyrave të BE-së në Bruksel

Bergamo, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se nëse vazhdon emigracioni ilegal në Evropë, ai do të sjellë emigrantë në Bruksel dhe do t'i vendosë para zyrave të BE-së.

"Do të sjellim emigrantët nga Budapesti në Bruksel dhe do t'i lëmë para zyrave në Bruksel. Nëse i duan, le t'i mbajnë", deklaroi Orban në kuvendin e partisë djathtiste italiane Liga në Pontida afër Bergamos.

Fjalët e tij e tij u shoqëruan me duartrokitje të zëshme nga anëtarët e kësaj partie, me thirrjet "Orban, Orban, Orban", transmetuan mediumet italiane.

"Mos besoni se kjo është e pamundur, ne jmei shembull konkret", shtoi Orban, duke përkujtuar se "në Hungari numri i emigrantëve është zero", sepse, siç theksoi, vendi i tij "nuk ia dorëzon vendin e vet të tjerëve".

Sipas tij, autoritetet hungareze nuk lejojnë hyrje të emigrantëve ilegal në vend.

"Do t'i mbrojmë kufijtë. Ata të cilët duan të hyjnë duhet të presin leje dhe atë duhet ta bëjnë jashtë kufijve tanë", tha Orban.

Kur bëhet fjalë për politikën sociale, "në Hungari - babai është burrë, ndërsa nëna grua, kështu do të mbetet madje edhe nëse e majta ndërkombëtare është kundër kësaj", theksoi ai.

"Sot Hungaria është vendi më i sigurt në Evropë", konkludoi Orban. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR