• e enjte, 18 korrik 2024

Orban: Në luftën në Ukrainë nuk mund të ketë fitues

Orban: Në luftën në Ukrainë nuk mund të ketë fitues

Budapest, 5 maj 2023 (MIA) - Presienti hungarez Viktor Orban deklaroi se një nga pozicionet e Budapestit, nga fillimi i luftës në Ukrainë, është se nuk mund të ketë fitues.

Orban për radion shtetërore hungareze deklaroi se idetë perëndimore për fitore ose humbje janë në fakt një "dikotomi e rreme ushtarake", raportoi MTI.

“Është e pamundur të imagjinohet se dikush mund të mposhtë një vend me një fuqi të tillë bërthamore si Rusia, e cila me siguri nuk do të rrijë qetë dhe të presë të mposhtet. “Ajo nuk do të pranojë një disfatë ushtarake”, shtoi Orban.

Ai tha gjithashtu se interesi i Hungarisë është një "Ukrainë e suksesshme" dhe se hungarezët etnikë që jetojnë në Ukrainën fqinje e bëjnë Hungarinë edhe më të motivuar për paqe. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR