• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orav për KosovaPres: Kosova ka obligim ligjor ta formojë Asociacionit e komunave me shumicë serbe

Orav për KosovaPres: Kosova ka obligim ligjor ta formojë Asociacionit e komunave me shumicë serbe

Prishtinë, 31 tetor 2024 (MIA) - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav thotë se Kosova ka obligim ligjor ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në intervistën e sotme për agjencinë KosovaPres, orav tha se Asociacioni është një prej marrëveshjeve të dala nga dialogu mes Prishtinës dhe beogradit që u ratifikua në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 dhe si e tillë duhet të zbatohet pa shtyrje.

Orav nënvizon se një gjë e tillë theksohet edhe në Raportin për vendin, derisa e quan të domosdoshme që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa përpara drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023.

"E vërtetë, nuk është vetëm raporti i këtij viti që merret me dialogun por edhe raporti i mëparshëm është marrë me dialogun, sepse fillimisht Serbia dhe Kosova janë pajtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian në mënyrë aktive po e lehtëson këtë proces. Kështu që ka shumë më tepër se çfarë duhet bërë, dhe kaq shumë nga këto detyrime janë në një marrëveshje reciproke të cilat duhet të zbatohen. Është absolutisht e qartë", thotë ai.

Duke folur për të ardhmen e dialogut, Orav thotë se dinamika e këtij procesi mbetet të shihet pas konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian.

"Është e vështirë për mua sepse dua të them se duhet të vazhdojmë, nëse do të jetë pak më ndryshe, apo një mënyre tjetër që nuk më takon mua ta them për momentin sepse unë jam thjesht ambasador këtu në Kosovë dhe nuk mund të jap këtë lloj mendimi për momentin, por Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Brukseli dhe përfaqësuesi i ri i lartë duhet të vendosin se si të vazhdojnë kur komisioni i ri të vijë, dhe shpresojmë se do të ndodhë më 1 dhjetor por mund të ndodhë edhe pak më vonë", thekson Orav.

Megjithatë, diplomati evropian, konsideron se Kosova e ka detyrim ligjor të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Gjatë këtyre viteve kur Kosova dhe Serbia po negociojnë në këtë proces të dialogut, janë arritur disa marrëveshje, dhe Asociacioni i shumicës serbe [komunave] është një nga marrëveshjet. Mendoj se vetëm një marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës me shumicë dy të tretat e votave. Dhe është një detyrim ligjor për ta bërë atë, dhe për ta zbatuar atë, pra si në latinisht 'Pacta sunt servanda' [marrëveshjet duhet të respektohen], kështu që marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen", shton ai.

QËNDRONI TË LIDHUR