• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ora njuz: Mega-operacioni i Interpol në 116 shtete, arrestohen 2500 persona mes tyre shqiptarë e maqedonas

Ora njuz: Mega-operacioni i Interpol në 116 shtete, arrestohen 2500 persona mes tyre shqiptarë e maqedonas

 
Tiranë, 6 nëntor 2024 (MIAI) - Interpoli ka finalizuar një mega operacion në datën 5 nëntor ku janë arrestuar 2500 persona të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar. Operacioni "Liberta II" u zhvillua në 116 vende dhe territore midis 29 shtatorit dhe 4 tetorit, ndërsa është finalizuar më 5 nëntor, përfshire Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut, publikoi Ora Njuz.

Ky operacion i Interpol-it u ndërmor në kuadër të aksionit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. 

"Interpol bëri të mundur shpëtimin e 3,222 viktimave të mundshme, duke përfshirë të mitur të detyruar të punojnë në ferma në Argjentinë, migrantë në klubet e natës në Maqedoni, lypsarë në Irak, punëtorë shtëpiak në Lindjen e Afërt", shton televizioni.

Operacioni bëri të mundur zbulimin e qendrave të mashtrimit në internet që shfrytëzonin viktimat e trafikimit. Konkreyisht në Filipine, policia bastisi një magazinë ku më shumë se 250 njerëz, shumica kinezë, ishin të përfshirë në mashtrime. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR