• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Orë policore në qytetin francez Kallmar pas shpërthimit të trazirave

Orë policore në qytetin francez Kallmar pas shpërthimit të trazirave

Paris, 29 qershor 2023 (MIA) - Në qytetin francez Kallmar, në jug të Parisit në rajonin Il de Frans, do të vendoset orë policore nga sonte deri më 3 korrik nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit, njoftuan autoritetet lokale.

Ora policore synon të rivendosë rendin pas trazirave që shpërthyen në fillim të kësaj jave pasi policia vrau një adoleshent që nuk arriti të ndalonte makinën e tij në periferi të Parisit, Nanter, njoftuan autoritetet në Tuiter.

Përreth Francës do të sistemohen 40.000 policë, duke e përfshirë edhe Parisin, këtë mbrëmje pas trazirave që shpërthyen pasi policia vrau një adoleshent që nuk arriti të ndalonte një makinë në të gjithë vendin, tha më herët sot ministri i Brendshëm francez Zheral Darmanen.

Një shëtitje përkujtimore për të riun e vrarë është planifikuar për sot në Nanter. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR