• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Opozita shqiptare nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve vendore

Opozita shqiptare nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve vendore

Tiranë, 17 maj 2023 (MIA) - Opozita e bashkuar shqiptare nuk do t'i njohë rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve vendore të së dielës dhe pretendon se ka dëshmi të forta për t'i kontestuar para institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Qëndrimin e shprehën lideri i Partisë së Lirisë dhe ish-shef i shtetit, Ilir Meta, i cili drejtoi koalicionin zgjedhor "Bashkë Fitojmë", ku ishte edhe krahu i Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha. dhe tre parti të tjera më të vogla. 

“Duhet ta keni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim ndaj mafies shtetërore, ndaj narko-shtetit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij kudo që janë”, tha Meta pas një takimi njëorësh në selinë e Partisë Demokratike. 

 Shtoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” i mbledh faktet për kontestimin legal të zgjedhjeve të 14 majit.

Çdo minutë vijnë fakte të reja tronditëse dhe po dokumentohet sesi mafia nën komandën e Ramës e shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsim i zërit po dokumentohet dhe do të fillojë  i  kontestimit juridik  dhe përshkallëzim të veprimeve të opozitës, në emër të mbrojtjes së zërit të lirë. Garantoj që gomerët që i ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më, tha Mehta. 

 Edhe Berisha akuzoi për manipulim me numërimin e votave dhe ryshfetin e votuesve.

 "Një pjesë e madhe e atyre që fituan në zgjedhjet lokale në vend, janë të lidhur ose janë bartës të aktiviteteve kriminale dhe me paratë e fituara nga aktivitetet ilegale  për një votë kanë dhënë nga 50 deri në 100 euro. Vetëm në rrethi e Shkodrës  për blerjen e votave janë dhënë miliona euro", akuzoi Berisha.

 Në pyetjen nëse do të tërhiqet nga skena politike, tha se nuk po mendon të tërhiqet “përpara krimit i cili thellë ka depërtuar edhe në politikë”.

 “E kam thënë dhe do t’i përmbahem vazhdimisht betimit tim  se do të largohem nga politika vetëm nëse humbas në zgjedhje të lira dhe transparente”, porositi Berisha, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në rrëzimin e “qeverisë kriminale të Ramës”.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë bëri të ditur se nga gjithsej 61 bashki, në 53 për kryetarë janë zgjedhur kandidatë të PS-së, përfshirë Shkodrën dhe Tropojën, e njohur si bastioni i demokratëve, ku demokratët kanë fituar tre dekadat e fundit.

 Nga numri i përgjithshëm, shtatë kryetarë bashkish janë kandidatë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, dhe vetëm në bashkinë e Finiqit fitoi kandidati i partisë së grekëve, MEGA. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR