• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Opozita shqiptare e pengoi presidentin Begaj të mbajë fjalim në Kuvend, mazhoranca i votoi ministrat e rinj

Opozita shqiptare e pengoi presidentin Begaj të mbajë fjalim në Kuvend, mazhoranca i votoi ministrat e rinj

Tiranë, 15 janar 2024 (MIA) - Viti i ri nuk ndryshoi strategjinë e demokratëve opozitarë edhe në seancën e parë plenare në Parlamentin shqiptar, publikoi Top Çanel.

"Bllokimi i foltores parlamentare  vijoi jo vetëm në sytë e socialistëve por edhe në sytë e ambasadorëve britanik e gjerman, të cilët i kishin ftuar në rrjete sociale palët politike të dialogojnë", shtoi televizioni.

Të njëjtin qëllim me nisjen e sesionit të ri parlamentar e kishte edhe presidenti Bajram Begaj, por me ardhjen e tij në Kuvend nuk i qetësoi gjakrat.

“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande. Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues”, u shpreh Flamur Noka, i cili pas masës paraburgim shtëpiak për Sali Berishës, e udhëheq krahun më të numërt të demokratëve.

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit me përjashtime të deputetëve deri në dy muaj në rast përdorimi të flakadanëve apo dhunës fizike bënë që rithemelimi dhe grupi i Gazment Bardhit mjetet e aksionit t’i përshtasnin. Tymuesit i zëvendësuan me zhurmues, të cilat i përdorën jo thjesht brenda sallës, por edhe jashtë.

Krahas kaosit kuvendor, mazhoranca e pandikuar miratoi ndryshimet në qeveri, shkarkimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe emërimin e Blendi Gonxhajt në krye të ministrisë së ekonomisë, kulturës she inovacionit; duke i përgjysmuar edhe pozicionin Ervin Metes vetëm në ministër Financash.

Duartrokitjet e socialistëve u mbytën nga fyerjet e opozitës, veç grupimit të Bashës, i cili edhe vet u shfaq indiferent duke folur në telefon në mes të zhurmës. bsh/

Foto: Parlamenti i Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR