• e premte, 27 dhjetor 2024

Opozita në Republikën Sërpska po kërkon përsëritje të zgjedhjeve presidenciale, duke pretenduar se Dodik ka kryer vjedhje elektorale

Opozita në Republikën Sërpska po kërkon  përsëritje të zgjedhjeve presidenciale, duke pretenduar se Dodik ka kryer vjedhje elektorale
Banja Llukë, 6 tetor 2022 (MIA) - Disa mijëra protestues u mblodhën sonte në Banja Llukë me ftesë të partive opozitare duke kërkuar përsëritje të zgjedhjeve për presidentin e Republikës Sërpska, duke dyshuar se kandidates së tyre Jelena Triviq i janë vjedhur votat në favor të liderit të SNSD-së në pushtet, Milorad Dodik. Protesta u organizua nga Partia për Progres Demokratik (PDP) dhe Partia Demokratike Serbe (SDS) pas publikimit të dëshmive të pretenduara për keqpërdorime në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të shumicës së votave, anëtari aktual serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, kryeson garën për president të entitetit Republika Sërpska me 28.336 vota përpara kandidates të opozitës së bashkuar, Jelena Triviq. "Ne do të vazhdojmë këtë luftë. Nuk kam të drejtë të lodhem nga kjo. nuk do lodhem. Keni menduar  pëllëmbë të mos  këputet  pëllëmbë me pëllëmbë, si më parë dhe të vazhdoni. Nuk do të jetë më si më parë", tha Triviq në fjalimin  e saj. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR