• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Opozita e Kosovës e ndërpret komunikimin me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani

Opozita e Kosovës e ndërpret komunikimin me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani

Prishtinë, 3 korrik 2023 (MIA) - Partia më e madhe parlamentare opozitare e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kumtoi sot se, për shkak të sanksioneve të cilat Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë vendosur ndaj shtetit , tërësisht e ndërpret komunikimin me qeverinë e Albin Kurtit dhe presidenten Vjosa Osmani, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në fjalimin para mediumeve pas seancës së sotme të Këshillit drejtues të PDK-së, lideri partiak, Memli Krasniqi kërkoi që të caktohet datë për zgjedhje të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, ose përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

PDK, paralajmëroi Krasniqi, do ta bojkotojë Kuvendin dhe nuk do të votojë në asnjë forum, për asnjë ligj, vendim, rezolutë pse marrëveshje të propozuara nga autoritetet. 

"Sa më shpejtë të publikohet data për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit. Prej sot nuk do të votojmë në asnjë forum, për asnjë ligj, vendim, rezolutë ose marrëveshje, pasi që situata nuk është normale dhe ne nuk mund të simulojmë normalitet", deklaroi Krasniqi. 

Çdo lloj i komunikimit me Kurtin dhe presidenten Osmani, tha lideri opozitar, ndërpritet, "përveç për gjendje të jashtëzakonshme, ose për biseda rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare". 

"Kosova është shtet i izoluar dhe sanksionuar dhe për fajin e tyre (të Kurtit dhe të Osmanit) ka hyrë në rendin e njejtë me Bjellorusinë, Rusinë, Moldavinë dhe Republika Sërbska", tha Krasniqi, duke porositur se "Kosovës i nevojitet lëvizje e përgjithshme që ta pengojë rënimin që e bën Kurti". 

BE-ja të shtunën, më 1 korrik, kumtoi se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për qetësimin e situatës në veri të vendit. Brukseli informoi se është suspenduar puna e organeve të Këshillit për stabilizim dhe asociim dhe programi i IPA-fondeve. Po ashtu anulohen takimet bilaterale me përfaqësues të autoriteteve të Kosovës, përveç ato të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe gjetjen e zgjidhjes për veriun e vendit. 

Brukseli kërkon nga Prishtina ta zbatojë planin prej tre pikave që e ka propozuar BE-ja, e me të cilin kërkohet qetësimi i tensioneve në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR