• e enjte, 26 dhjetor 2024

OPEK + planifikon deri në fund të vitit 2024 ta ulë prodhimin e naftës

OPEK + planifikon deri në fund të vitit 2024 ta ulë prodhimin e naftës

Riad, 5 qershor 2023 (MIA) - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatët e saj dje vendosën ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në fund të vitit të ardhshëm me qëllim që të stabilizohen çmimet.

Në vitin 2022, OPEK + vendosi ta ulë prodhimin për dy milionë fuçi në ditë, ndërsa nga maji, një pjesë e vogël e anëarëve të saj e ulën vullnetarisht për 1.66 milionë fuçi shtesë në ditë. Regjimi i ri i prodhimit do të mbetej në fuqi deri në fund të vitit. 

Në mbledhjen e rregullt të djeshme, pas disa orësh negociatash, u vendos që prodhimin e reduktuar të vazhdojnë deri në fund të vitit 2024 dhe nga janari ta ulin prodhimin për edhe 1.4 milionë fuçi  në ditë, në 40.46 milionë fuçi në ditë. 

 Kuotat e reja realisht nuk do të nënkuptojnë më pak prodhim për të gjithë anëtaret. Kështu, Rusia, Nigeria dhe Angola tashmë po prodhojnë më pak, ndërsa  grupi i ka përshtatur vetëm kuotat e tij në nivel aktual të prodhimit.

Arabia Saudite nga korriku prodhimin e saj do ta ulë nga 10 në nëntë milionë fuçi në ditë. 

 "Donim të shtonim krem ​​në tortë. Gjithmonë duam  të shtojmë një dozë tensioni, nuk duam që njerëzit të hamendësojnë se çfarë do të bëjmë... Tregut i duet stabilizim", deklaroi në një konferencë për shtyp ministri saudit i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman Al Saud.

Arabia Saudite është i vetmja anëtare e OPEK+ që ka rezerva dhe kapacitet të mjaftueshëm për ruajtjeje për ta ulur ose rritur prodhimin pa shumë vështirësi. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR