• e enjte, 26 dhjetor 2024

OPEK ka ritur parashikimet për kërkesën e naftës

OPEK ka ritur parashikimet për kërkesën e naftës

Vienë, 25 shtator 2024 (MIA) - Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) ka rritur parashikimet e saj afatmesme dhe afatgjata për kërkesën globale të naftës, duke parashikuar se motorë të rritjes e saj do të jenë India, Afrika dhe Lindja e Afërt.

Në vitin 2028, kërkesa botërore për naftë duhet të arrijë në 111 milionë barel në ditë, publikoi OPEK në parashikimin e tij vjetor, duke rritur vlerësimin e vitit të kaluar me 800.000 barel në ditë.

Për vitin 2029 janë parashikuar kërkesa prej 112,3 milionë barel në ditë.

Ndër arsyet e rritjes së parashikimeve, OPEK përmendi një mjedis më të fortë ekonomik në krahasim me vitin e kaluar falë uljes së presionit inflacionist dhe shpenzimeve më të ulëta të huazimit.

Politika monetare restriktive ka ngadalësuar aktivitetin në ekonomitë kryesore, që zakonisht nënkupton ulje të shfrytëzimit të energjisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR