• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OPEK hodhi poshtë parashikimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji në lidhje me kulmin e kërkesës së naftës

OPEK hodhi poshtë parashikimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji në lidhje me kulmin e kërkesës së naftës

Vjenë, 14 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së vendeve eksportuese të naftës dhe derivateve të naftës (OPEK), Haitam al Gajs, sot e hodhi poshtë parashikimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji (IEA) se kulmi i kërkesës maksimale globale të naftës do të ndodhë deri në vitin 2030.

Ky është një koment i rrezikshëm, veçanërisht për konsumatorët, i cili do të çojë vetëm në paqëndrueshmëri të çmimeve të energjisë në "përmasa të papara potenciale", citon ai në një kolumnë për portalin e agjencisë  Energy Aspects.

Lideri i OPEK-ut theksoi se nafta do të luajë një rol kyç në jetët e njerëzve në vitet dhe dekadat në vijim, sepse, sipas tij, kulmi i kërkesës për naftë "as që shihet". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR