• e shtunë, 28 dhjetor 2024

OLAF zbuloi mashtrim me para nga BE-ja në vlerë më të lartë se një miliardë euro

OLAF zbuloi mashtrim me para nga BE-ja në vlerë më të lartë se një miliardë euro

Vjenë, 21 qershor 2024 (MIA) - Hetimi i Zyrës evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) zbuloi se mbi një miliardë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së duhet të[ kthehen sepse ishin keqpërdorur. Inspektorët zbuluan edhe mashtrim me 209 milionë euro para se ato para të ishin shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme, kumtoi OLAF.

Krahas zbulimit të fondeve të BE-së të cilat përfunduan në duar të gabuara, OLAF i ndoqi gjurmët e kontrabandistëve, falsikfikuesve dhe mashtruesve doganorë, ndihmoi në zbatimin e masave dhe sanksioneve tregtare të BE-së për mbështetje të Ukrainës dhe vazhdoi të zhvillojë politika për parandalim dhe luftë kundër mashtrimeve.

OLAF, gjithashtu, hulumtoi dyshimin për sjellje të pahijshme nga ana e personelit apo anëtarëve të institucioneve të BE-së.

Rezultati nga hetimi në vitin 2023 është rekomandim të jthehen 1,04 miliardë euro në buxhetin e BE-së, si dhe të parandalohet shpnezimi i paarsyeshëm i 209,4 milionëve.

Në vitin vëzhgues, OLAF mbylli 265 hetime dhe dha 309 rekomandime drejtuar autoriteteve nacionale dhe atyre të BE-së, ndërsa pas më shumë se një mijë analizave preliminare nga ana e ekspertëve të Zyrës, hapi 190 hetime të reja. Gjithashtu, referoi 79 raste me vepra të mundshme penale drejt Zyrës së prokurorisë evropiane publike (EPPO).

Drejtori i përgjithshëm i OALF-it, Vila Itala tha se viti 2023 ishte vit i luftës kundër mashtrimeve në të gjitha frontet dhe se Zyra punoi së bashku me partnerët në disa raste për të ndihmuar në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së, qytetarëve të saj, ekonomisë dhe sundimit të së drejtës. Lëndë e hetimit ishin manipulimet në furnizimet publike, përplasja e interesave dhe faturat e fryra, kumtoi OLAF.

Shtohet se ka vazhduar trendi i rritjes së numrit të mashtrimeve dhe parregullsive në formë digjitale. Hetimet i mbulojnë të gjitha fushat e shpenzimeve të BE-së, nga financimi rajonal deri te bujqësia dhe hulumtimi.

OLAF, i cili këtë vit e festin 25-vjetorin, vitin e kaluar e koordinoi edhe planine  ri të aksionit të Komisionit evropian për strategji për luftë kundër mashtimeve. Ajo zyrë heton në të gjitha vendet-anëtare të BE-së dhe vende të treta, ndërsa mes partnerëve të saj janë edhe organizatat ndërkombëtare. ab/

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR