• e premte, 27 dhjetor 2024

OLAF e përfundoi hetimin për abuzimet me fondet IPARD 2 në Shqipëri

OLAF e përfundoi hetimin për abuzimet me fondet IPARD 2 në Shqipëri

Bruksel, 5 tetor 2023 (MIA) - Zyra për luftë kundër mashtrimeve të Komisionit Evropian (OLAF) e ka përfunduar hetimin për korrupsion gjatë pagesës së fondeve të BE-së për Shqipërinë nëpërmjet programit bujqësor IPARD 2, i cili filloi në korrik të këtij viti.

Siç publikoi "Euroaktiv", tani për tani nuk ka detaje për hetimin apo gjetjet e saj, sepse sipas burimeve të OLAF, informacionet e këtilla do t'i kërcënonin fazat e ardhshme të procedurës. Raporti nga hetimi tashmë është dërguar në Qeverinë shqipëtare dhe tani pritet përgjigjja e tyre.

Në kuadër të programit të ndihmën paraqasëse IPARD 2, të dedikuar për mbështetje të zhvillimit rural dhe reformave, në periudhën 2014-2020, Shqipërisë i janë paguar 71 milionë euro, ndërsa 112 milionë euro shtesë vendi ka marrë me fillimin e IPARD 3 në vitin 2021. Por pas publikimit të informacionit se OLAF ka nisur hetim, BE-ja e ndaloi pagesën e mëtejshme të fondeve nga IPARD 3 për Shqipërinë.

Sipas burimeve në KE-së, këto janë masa paraprake të bazuara në informacionin paraprak të siguruar nga OLAF. ss/mb/

FOTO: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR