• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oksfam: Hendeku ndërmjet shumë të pasurve dhe të varfërve po rritet shumë shpejtë

Oksfam: Hendeku ndërmjet shumë të pasurve dhe të varfërve po rritet shumë shpejtë

Najrobi, 15 janar 2024 (MIA) - Hendeku mes një numri të vogël të njerëzve më të pasur në botë dhe shumicës së madhe të të varfërve u thellua shpejtë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19, ndërsa bota po hynë në një dekadë të dallimeve të rritura në shpërndarje të pasurisë, njoftoi sot organizata Oksfam, në analizën e saj vjetore për pabarazinë globale. 

Në raportin e publikuar para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Oksfam, qëllimi i të cilit është që të çrrënjoset varfëria, vlerësoi se në dekadën e ardhshme bota do të mund ta ketë bilionerin e saj të parë, gjegjësisht personalitet super të pasur pasuria e të cilit tejkalon 1.000 miliardë dollarë. 

"Miliarderët po bëhen gjithnjë e më të pasur, klasa punëtore po lufton, ndërsa të varfrit jetojnë në dëshpërim. Kjo është e tashmja e pafat e ekonomisë botërore", shkroi senatori amerikan Berni Sanders në fjalimin para raportit. 

Sanders vlerësoi se asnjëherë nuk ka pasur pabarazi të tilla në të ardhurat dhe pasurinë dhe se në kohën e sotme "lakmia, aroganca dhe papërgjegjësia janë pa precedent". 

"Ne kemi pesë miliarderët kryesorë që kanë dyfishuar pasurinë e tyre. Nga ana tjetër, pothuajse pesë miliardë njerëz janë bërë më të varfër", deklaroi në hapjen në Davos Amitab Behar, drejtor ekzekutiv i organizatës Oksfam, e cila u themelua në vitin 1942 në Oksford dhe e cila në vitin 1995 u shndërrua në një aleancë të organizatave humanitare nga e gjithë bota.

Oksfam precizoi se ata pesë njerëz - Ilon Mask, Bernard Arno, Xhef Bezos, Leri Elison dhe Voren Bafet - e kanë dyfishuar pasurinë e tyre nga viti 2020. 

Behar parashikoi se bota do ta ketë bilionerin e saj të parë më së voni gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe se sipas vlerësimeve të Oksfam, do të nevojiten më shumë se 200 vjet për luftë kundër varfërisë. 

"Personi i cili do ta kalojë atë kufi, ndërsa ka mundësi që ai të jetë ndonjë i cili për momentin nuk është në listën e njerëzve më të pasur, do ta ketë 'peshën' e njëjtë në kuptim financiar si Arabia Saudite e pasur me naftë", tha Behar. fc/

Fotografia: pexels

QËNDRONI TË LIDHUR