• e martë, 24 dhjetor 2024

OKB-ja ka emëruar ish-diplomatin britanik Tom Fletçer shef të zyrës për çështje humanitare

OKB-ja ka emëruar ish-diplomatin britanik Tom Fletçer shef të zyrës për çështje humanitare

Uashington, 9 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh sot e ka emëruar ish-diplomatin britanik Tom Fletçer për shef të ri të zyrës për çështje humanitare në kushtet e thellimit të krizave humanitare në Rripin e Gazës, Sudan dhe vende tjera, ku kryesisht ka konflikte. 

Fletçer vjen në vendin e Martin Grifits, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për arsye shëndetësore.

Ish-diplomati britanik ishte ambasador britanik në Liban nga viti 2011 deri në 2015 dhe ishte këshilltar për politikën e jashtme dhe zhvillimin e tre kryeministrave britanikë nga 2007 deri në 2011, kumtoi OKB.

Fletçer "ka përvojë të gjerë në udhëheqjen dhe transformimin e organizatave dhe sjell një kuptim për diplomacinë në nivelin më të lartë". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR