OKB: 30.000 fëmijë të abuzuar në kampe, burgje dhe qendra rehabilitimi në Siri
- Në raportin e Komisionit të pavarur hetimor ndërkombëtar të OKB-së për Sirinë, i publikuar sot, thuhet se edhe pas pesë vitesh nga disfata e Shtetit Islamik (SHI) në atë vend, pothuajse 30.000 fëmijë të militantëve dhe ndihmësit e tyre të kombësive të ndryshme janë viktima të abuzimit në kampe, burgje dhe qendra rehabilitimi në verilindje të Sirisë.
Nju-Jork, 11 mars 2024 (MIA) - Në raportin e Komisionit të pavarur hetimor ndërkombëtar të OKB-së për Sirinë, i publikuar sot, thuhet se edhe pas pesë vitesh nga disfata e Shtetit Islamik (SHI) në atë vend, pothuajse 30.000 fëmijë të militantëve dhe ndihmësit e tyre të kombësive të ndryshme janë viktima të abuzimit në kampe, burgje dhe qendra rehabilitimi në verilindje të Sirisë.
Në raportin e komisionit theksohet se shumica e këtyre fëmijëve u sollën në pjesë të Sirisë dhe Irakut nga prindërit e tyre pasi SHI shpalli kalifat atje në 2014. OKB-ja u bëri thirrje vendeve nga erdhën fëmijët që t'i kthejnë dhe t'i integrojnë në shoqëritë e tyre.
Numri më i madh i fëmijëve është në kampin e refugjatëve Al Holl, ku strehohen dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë të luftëtarëve të SHI-së dhe mbështetësve të tyre.
Një numër më i vogël fëmijësh janë në kampin Rozh, ndërsa adoleshentët po mbahen në burgje dhe po rehabilitohen nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.
Në raportin e Komisionit të OKB-së thuhet se kushtet e jetesës në kampet e refugjatëve Al Holl dhe Rozh mund të përshkruhen thjesht si "trajtim mizor dhe çnjerëzor dhe cenim i dinjitetit personal".
Në kampin Al Holl, i cili dikur strehonte më shumë se 70.000 njerëz, kryesisht sirianë dhe irakenë, tani strehon rreth 45.000 njerëz pasi disa vende i kanë kthyer tashmë nëa tdhe, sipas një zyrtari lokal.
Qytetarë të kombësive të tjera jetojnë në pjesën e kampit të njohur si "Nënkulm", i cili konsiderohet si shtëpia e mbështetësve më të guximshëm të SHI-së, shumë prej të cilëve erdhën në Siri dhe Irak qysh në vitin 2014. ls/
Foto: Arkiv