• e enjte, 26 dhjetor 2024

OHR: Marrëveshja e Dejtonit edhe më tej bazë për një të ardhme paqësore dhe prosperuese në BeH

OHR: Marrëveshja e Dejtonit edhe më tej bazë për një të ardhme paqësore dhe prosperuese në BeH

Sarajevë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Zyra e Përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (OHR), me rastin e përvjetorit të sotëm të nënshkrimit të Marrëveshjes së paqes të Dejtonit në vitin 1995, komunikoi se ky dokument ende është bazë për një të ardhme paqësore dhe prosperuese të  BeH-së.

"Njëzet e tetë vjet më vonë, Marrëveshja e paqes së Dejtonit është simbol i qëndrueshmërisë dhe dëshirës së vazhdueshme të BeH-së dhe qytetarëve të saj për stabilitet, përparim dhe një të ardhme prosperuese në familjen e gjerë evropiane", thuhet në njoftim.

OHR vëren se BeH-ja "e ka ruajtur vazhdimësinë e saj si një njësi e vetme, sovrane, e njohur ndërkombëtarisht, me një strukturë të brendshme të ndryshuar me dy njësi ekzistuese ligjërisht në bazë të Marrëveshjes së paqes të Dejtonit".

Pavarësisht hijeve të së kaluarës, Marrëveshja e Dejtonit është ende baza për një të ardhme paqësore dhe prosperuese, thekson OHR. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR