• e premte, 27 dhjetor 2024

OHCR: Izraeli ka shkelur disa herë të drejtën ndërkombëtare gjatë ofensivës në Rripin e Gazës

OHCR: Izraeli ka shkelur disa herë të drejtën ndërkombëtare gjatë ofensivës në Rripin e Gazës

Gjenevë, 12 janar 2024 (MIA) - Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCR) sot publikoi se Izraeli në mënyrë të përsëritur ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare që nga fillimi i ofensivës në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Zëdhënësja e OHCR, Elizabet Trosell tha se Izraeli ka shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe se Zyra tashmë ka treguar se forcat izraelite, kur sulmojnë Rripin e Gazës, nuk marrin parasysh dallimin e objektivave, proporcionalitetit dhe masave për të mbrojtur civilët. 

Sipas saj, Komisioneri i Lartë thekson se shkelja e këtyre detyrimeve përbën rrezik që Izraeli të përgjigjet për krime lufte dhe të tjera. ls/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR