• e premte, 08 nëntor 2024

Ogan: Do ta mbështes Kiliçdarogllun në raundin e dytë nëse pajtohet të mos i bëjë lëshime partisë prokurde

Ogan: Do ta mbështes Kiliçdarogllun në raundin e dytë nëse pajtohet të mos i bëjë lëshime partisë prokurde

Akara, 15 maj 2023 (MIA) - Dy kandidatët me numrin më të madh të votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kiliçdarogllu, do të garojnë në raundin e dytë më 28 maj.

Kandidati presidencial nacionalist turk, Sinan Ogan, i cili përfundoi në pozitën e tretë në zgjedhjet e së dielës, sot deklaroi se mund ta mbështesë kandidatin opozitar kryesor Kiliçdarogllu në raundin e dytë vetëm nëse pajtohet të mos i bëjë lëshime partisë prokurde.

Ogan i fitoi 5,2 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve.

Për shefin aktual të shtetit, Rexhep Taip Erdogan kanë votuar 49,34 për qind e votuesve, tregojnë të dhënat e 99,9 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, njofton televizioni shtetëror turk TRT.

Për rivalin kryesor të Erdoganit - Kemal Kilçdarogllu, kandidat i Aleancës opozitare nacionale kanë votuar 44,99 për qind e votave.

Për të fituar në raundin e parë, kandidati duhet t'i marrë 50 për qind plus një votë.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR