• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ODIHR kërkon hetim për rrethanat e vdekjes së Navallnit

ODIHR kërkon hetim për rrethanat e vdekjes së Navallnit

Varshavë, 16 shkurt 2024 (MIA) - Vdekja e liderit opozitar rus Aleksej Navallni derisa ka vuajtur dënimin e gjatë me burg është tragjedi, kumtoi sot Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut të OSBE-së (ODIHR) dhe kërkoi hetim për rrethanat  e vdekes së tij.

"Thellë jam i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Aleksej Navallnit. Nga vet fillimi, mbyllja e z. Navallnit ishte shkelje fundamentale e të drejtës për shprehje të pakënaqësive, si dhe e drejtë për gjykim të drejtë", tha drejtori i ODIHR-së, Mateo Makaçi, thuhet në kumtesën e OSBE-së.

ODIHR u bën thirrje autoriteteve ruse të fillojnë hetim të besueshëm për rrethanat, në të cilat ka vdekur dhe të sigurohet qasje e plotë për përfaqësauesit juridikë të Navallnit. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR