• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda ekonomike amerikane në Prishtinë propozoi tre zgjidhje për dinarin

Oda ekonomike amerikane në Prishtinë propozoi tre zgjidhje për dinarin

Prishtinë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Oda ekonomike amerikane në Prishtinë sot ka prezantuar tre alternativa për zgjidhje të çështjes me dinarin, duke sqaruar se e kuptojnë nevojën për mbikëqyrje rregullatore, me qëllim që të sigurohet stabilitet financiar, por se është imperativ të shqyrtohen implikacionet afatshkurta që rregullativa i ka ndaj mirëqenies financiare të qytetarëve të Kosovës.

Alternativa e parë përfshin shfrytëzimin e institucioneve për transfer të parave mes Kosovës dhe Serbisë, që llogaritet si e realizueshme, por mund të jetë më pak praktike dhe më e shtrenjtë për individë.

Alternativa e dytë përfshin hapje të llogarisë bankare nga ana e Qeverisë së Serbisë në Serbi për "transaksione ndërshtetërore" me llogari adekuate të dinarit në bankat prishtinase, duke theksuar se kjo metodë ofron zgjidhje praktike përmes raporteve ekzistuese bankare, me tërë kompleksititetin e mundshëm logjistik.

Alternativa e dytë ofron transfer të drejtpërdrejtë të mjeteve, nga cilado bankë në Serbi deri te cilado bankë konkrete në Kosovë për shpërndarjen e llogarive të shfrytëzuesve individualë, për çka Oda thekson se ky opsion e thjeshtëzon procesin dhe në të njëjtën kohë siguron harmonizim me kërkesat rregullatore.

Thuhet se në të gjitha alternativat, me rëndësi është të merren me licencimin e institucioneve për import të valutës, që të sigurohet furnizimi adekuat me dinarë në Kosovë dhe shtohet se Oda e thekson rëndësinë nga masa të balancuara rregullatore, që promovojnë përfshirje financiare dhe lehtësim të aktiviteteve ekonomike ndërshtetërore.

Oda e SHBA-së kërkon nga të gjitha palët e interesuara t'i shqyrtojnë implikacionet nga rregullativa  e miratuar paradokohe dhe të kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, të cilat i përkrahin qëllimet rregullatore, si dhe pragmatizmin ekonomik.

BQK miratoi dekret me të cilin ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë nga 1 shkurti, ndërsa para dy ditëve publikoi se ka ndërmarrë masa shtesë në bashkëpunim me bankat dhe institucinet tjera për, siç thonë, lehtësimin e zbatimit të dekretit për ndalesë për përdorimin e dinarit serb.

Afati që e kanë përcaktuar, siç njoftojnë, nuk mund të jetë më i gjatë se tre muaj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR