• e enjte, 26 dhjetor 2024

OCHA: Tashmë katër ditë nuk mundemi të dërgojmë ndihmë jetike humanitare në Gazë

OCHA: Tashmë katër ditë nuk mundemi të dërgojmë ndihmë jetike humanitare në Gazë

 Gjenevë, 5 janar 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë Urgjente - OCHA mbrëmë njoftoi se agjencitë humanitare me ditë nuk munden ta dorëzojnë ndihmën e nevojshme për shpëtimin e të gjallëve të banorëve në pjesën veriore të Gazës.

OCHA njoftoi se KB-ja dhe organizatat partnere tashmë për katër ditë nuk munden të dërgojnë  ndihma humanitare në veri të lumit Vadi Gaza, sepse atyre u është ndaluar   qasja derisa në zonë  vazhdojnë luftimet.

Urgjentisht nevojiten për ndihmë,  duke përfshirë ilaçe për furnizimin e  më shumë se 100.000 njerëz për një muaj.

OCHA bëri thirrje për qasje të menjëhershme, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar humanitare në zonat në veri të Vadi Gazës, të cilat janë shkëputur nga jugu i enklavës për më shumë se një muaj.

 Në Rripin e Gazës për të tretin muaj shpërthen lufta mes Izraelit dhe organizatës islamike Hamas. Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Hamasit, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 22.438, prej të cilëve shumica dërrmuese janë civilë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR