• e shtunë, 23 nëntor 2024

OCHA: Bandat e vjedhin ndihmën për Rripin e Gazës dhe e shesin në tregun e zi

OCHA: Bandat e vjedhin ndihmën për Rripin e Gazës dhe e shesin në tregun e zi

Nju-Jork, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) alarmon se ka indikacione se rendi publik në Rripin e Gazës po shkatërrohet dhe se bandat e vjedhin ndihmën për civilët dhe e shesin në tregun e zi. 

Zëdhënësi i OCHA, Jens Lerke deklaroi se kamionët që transportojnë ndihmë humanitare shpesh janë ndaluar pasi e kalojnë kufirin dhe zbrazen, ndërsa pastaj produktet paraqiten në tregun e zi.

Në praktikë nuk ka polici në Rripin e Gazës, por sipas Larkes KB e ka hedhur poshtë mundësinë që autokolonat e tyre të shoqërohen nga rojet e armatosura. 

"KB-ja nuk funksionon ashtu", theksoi Larke. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR