• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH-ja po e ndjek variantin e ri të virusit Kovid

OBSH-ja po e ndjek variantin e ri të virusit Kovid

Gjenevë, 18 gusht 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe SHBA-ja po e ndjekin variantin e koronavirusit SARS-KoV-2. Momentalisht është e panjohur rëndësia e mundshme e mutacioneve të shumta.

OBSH-ja vendosi që ta klasifikojë variantin e ri në grupin e varianteve nën mbykqyrje, për shkak të numrit shumë të madh (më shumë se 30) të mutacioneve gjenetike që mbart, shkruan organizata në biltenin epidemiologjik.

Deri tani versioni i ri është gjetur në Izrael, Danimarkë dhe SHBA. 

"Pasojat e mundshme të mutacioneve BA.2.86 ende janë të panjohura dhe janë subjekt i një analize të plotë, thonë nga organizata, duke paralajmëruar edhe një herë se është e rëndësishme të vazhdohet monitorimi dhe raportimi për të marrë një pamje të saktë dhe gjithëpërfshirëse të pandemisë Kovid-19. qa/ar

foto: arkivi i MIA-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR