• e diel, 06 tetor 2024

OBSH-ja njoftoi për mbi 700 sulme ndaj institucioneve shëndetësore në Ukrainë

OBSH-ja njoftoi për mbi 700 sulme ndaj institucioneve shëndetësore në Ukrainë
Kiev, 21 nëntor 2022 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë sot kumtoi se ka regjistruar 703 sulme ndaj institucioneve shëndetësore në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus, transmeton DPA. "Kjo është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave për luftë", tha drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge në Kiev. Sipas tij, ky është sulmi më i madh ndaj mbrojtjes shëndetësore në tokën evropiane nga Lufta e Dytë Botërore. “Sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës shëndetësore dhe energjetike nënkuptojnë se qindra spitale dhe institucione shëndetësore nuk janë tërësisht funksionale, nuk kanë ujë dhe energji elektrike për t'i kënaqur nevojat themelore”, tha ai. Sipas tij, "gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është ose e dëmtuar ose e shkatërruar". “Sot, 10 milionë njerëz – një e katërta e popullsisë – janë pa rrymë”, tha Kluge. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR