• e mërkurë, 04 shkurt 2026

OBSH-ja ka ulur me një të tretën shumën e parave që kërkon për raste shëndetësore urgjente në të gjithë botën

OBSH-ja ka ulur me një të tretën shumën e parave që kërkon për raste shëndetësore urgjente në të gjithë botën

Gjenevë, 3 shkurt 2026 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë vit ka ulur shumën e parave që kërkon për rastet shëndetësore urgjente, duke e ulur atë në një miliard dollarë, që është një e treta më pak se vitin e kaluar, kryesisht për shkak të një uljes së donacioneve dhe shqetësimeve në lidhje me kontributet nga ish-donatori i saj kryesor, ShBA. 

"Po përqendrohemi tek ata që kanë më shumë nevojë, ku mund të shpëtojmë më shumë jetë", deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i organizatës, Çikve Ihekveazu, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ku theksoi se fondet do të përdoren në 36 vende, përfshirë Rripin e Gazës, Sudanin dhe Ukrainën. 

 "Jemi thellësisht të shqetësuar për nevojat tona të mëdha dhe mënyrat se si do t’u përgjigjemi atyre", shtoi ai.

Ihekveazu mohoi pretendimet se OBSH-ja do të tërhiqet plotësisht nga çdo krizë. 

"Atë që kemi bërë, në secilin prej këtyre konteksteve, është se ndoshta nuk kemi bërë aq sa do të kishim dashur", u tha ai gazetarëve. 

 ShBA u largua zyrtarisht nga OBSH-ja më 22 janar, duke e akuzuar organizatën për keqmenaxhim të pandemisë KOVID-19, gjë të cilën OBSH-ja e ka mohuar. Në[ të kaluarën ShBA ka qenë një donator i madh për OBSH-në,  pa dallim nëse bëhej fjalë për situata shëndetësore urgjente, për të cilat organizata mbështetet kryesisht në kontribute vullnetare, qoftë për buxhetin e saj më të gjerë, i cili financohet pjesërisht nga tarifat e detyrueshme të anëtarësimit.

 Ihekveazu tha se vitin e kaluar Uashingtoni nuk ishte një donator i madh për situatata shëndetësore urgjente, por theksoi Bashkimin Evropian, Arabinë Saudite dhe Gjermaninë si kontribues kryesor.

 Foto: OBSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR