• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH-ja ka bërë thirrje për qasje të sigurt drejt spitaleve në Gazë

OBSH-ja ka bërë thirrje për qasje të sigurt drejt spitaleve në Gazë

Gjenevë, 2 tetor 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për garanci sigurie për dërgimin e ndihmës mjekësore drejt klinikave në Gazë. 

Menaxheri kryesor për kriza në OBSH, Majk Rajan sot në Gjenevë deklaroi se transportimi i ndihmave humanitare në territorin palestinez pengohet nga palët ndërluftuese, pasi është pothuajse e pamundur të merren garanci sigurie prej tyre.

"Jam lodhur duke i dëgjuar të gjitha këto garanci që në fakt nuk ekzistojnë në terren për njerëzit me të cilët punojmë," tha Rajan. Ai gjithashtu theksoi se OBSH-ja nuk ishte në dijeni për bazat e Hamasit në spitalet e Gazës.

Edhe pse OBSH-ja është në kontakt të ngushtë me stafin mjekësor në terren, ajo që mund të ndodhë nën këto klinika është e panjohur për OBSH-në, theksoi Rajan.

Nëse spitalet e Gazës evakuohen me kërkesë të Izraelit, Izraeli, si fuqi pushtuese, do të duhet të lehtësojë transportin e sigurt të pacientëve drejt qendrave alternative të trajtimit në koordinim me autoritetin përgjegjës shëndetësor, theksoi Rajan.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus bëri thirrje për një armëpushim dhe tha se që nga përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit më 7 tetor, 218 objekte shëndetësore dhe stafit në zonat palestineze ishin sulmuar.

"Situata në Gaza është e papërshkrueshme. Spitalet e tejmbushura me të lënduar, morgjet e tejmbushura, mjekët që veprojnë pa anestezi, mijëra njerëz që kërkojnë strehim nga bombardimet, familjet në shkollat ​​e mbipopulluara, të dëshpëruara për ushqim dhe ujë, tualete të tejmbushura dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve. Dhe kudo frikë, vdekje, shkatërrim, humbje", tha Gebrejesus. qa/ab/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR