• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH-ja e shqetësuar për rritjen e rasteve të koronavirusit

OBSH-ja e shqetësuar për rritjen e rasteve të koronavirusit

Gjenevë, 27 shtator 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për shak të rritjes së rasteve të koronavirusit në disa vende në prag të dimrit të ardhshëm.

Për fat të keq, jo të gjitha vendet kanë raportuar raste, por midis atyre që e kanë informuar OBSH-në, janë rritur pranimet në spitale dhe trajtimi për Kovid-19 në njësitet e kujdesit intensiv, deklaroi sot në Gjenevë shefi i OBSH-së Tedros Ad'hanom Gebrejesus.

Ai tha se përqindja e personave të vaksinuar në grupet me rrezik të lartë është shumë e ulët në Amerikë dhe Evropë.

"Kovid-19 mund të mos jetë një krizë aq akute sa ishte para dy viteve, por kjo nuk do të thotë që ne mund ta injorojmë sëmundjen", theksoi Gebrejesus. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR