• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH-ja e miratoi vaksinën e dytë kundër dengës

OBSH-ja e miratoi vaksinën e dytë kundër dengës

Gjenevë, 15 maj 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot e miratori vaksinën e dytë kundër dengës e cila mundë të sigurojë mbrojtje për miliona njerëz të rrezikuar në të gjithë botën. 

Në kumtesën e sotme, OBSH-ja kumtoi se e ka miratuar vaksinën kundër dengës së kompanisë farmaceutike japoneze "Takeda" dhe rekomandon përdorimin e saj tek fëmijët nga mosha gjashtë deri në 16 vjeç, të cilët jetojnë në rajone me shkallë të lartë të sëmundjes së dengës.

Në vitin 2022, e njëjta vaksinë ishte miratuar nga Agjencia evropiane për barna. Miratimi i OBSH-së tani do të thotë së se donatorët dhe agjencitë e tjera të KB-së mund të blejnë vaksina për vendet më të varfra. 

Hulumtimet tregojnë se vaksina e "Takedas" është rreth 84 për qind efektive në parandalimin e shtrimit në spital të njerëzve me dengë dhe rreth 61 për qind efektive në ndalimin e simptomave të sëmundjes.

Vaksinën e parë të miratuar nga OBSH-ja e ka bërë "Sanofi Paster", për të cilën më vonë ishte zbuluar se e rrit rrezikun nga denga e rëndë te njerëzit që nuk kanë qenë të infektuar më parë me këtë sëmundje.

Drejtori i OBSH-së për miratimin e barnave dhe vaksinave, Rozherio Gaspar tha se ky është "hap i rëndësishëm në zgjerimin e qasjes globale ndaj vaksinave të dengës".

Nuk ka asnjë trajtim specifik për dengën e cila është raportuar në rreth 120 vende në Amerikën Latine dhe Azi. Ndërsa rreth 80 për qind e infeksioneve janë të lehta, rastet e rënda të dengës mund të çojnë në gjakderdhje të brendshme, dështim të organeve dhe vdekje. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR