• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH-ja bën thirrje që të ndërpritet subvencionimi i duhanit, Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve të theksuara

OBSH-ja bën thirrje që të ndërpritet subvencionimi i duhanit, Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve të theksuara

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje që të ndërpritet subvencionimi i duhanit në shumë vende, duke treguar për ndikimin e dëmshëm të kësaj kulture mbi shëndetin e njerëzve. OBSH në raport i theksoi vendet evropiane të cilat kultivojnë duhan, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila, siç bëhet e ditur, është në mesin e 20 eksportueseve më të rëndësishme të duhanit në botë.  Aty kultivimi i duhanit merr subvencione deri 2.507 dollarë për hektar, përderisa gruri mbështetet me maksimum 269 dollarë, thekson OBSH.

"Duhani është përgjegjës për tetë milionë raste të vdekjes në vit, por qeveritë nëpër botë shpenzojnë miliona për mbështetje të farmave për duhan", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus para Ditës Botërore pa Duhan, e cila shënohet më 31 maj. 

Me zgjedhjen që të kultivojmë ushqim në vend të duhanit, theksoi Gebrejesus, i japim prioritet shëndetit, i ruajmë ekosistemet dhe e përforcojmë sigurinë e ushqimit për të gjithë. 

Në Zvicër, kultivuesit e duhanit morën më shumë se 32 milionë dollarë subvencione ndërmjet vitit 2015 dhe 2020, thuhet në raport.

Në SHBA dhe Argjentinë, disa qindra milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve u derdhën në kultivimin e duhanit gjatë kësaj periudhe, thuhet në raport.

Në total, duhani rritet në 3,2 milionë hektarë në 124 vende të botës, ku shumë punëtorë bujqësorë sëmuren nga ekspozimi jashtëzakonisht i lartë ndaj nikotinës.

Korporatat avansojnë para për të mbuluar shpenzimet  e larta të farërave, plehrave dhe herbicideve, por ato më pas paguajnë fermerët në fund të sezonit, duke krijuar një cikël borxhi dhe varësie. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR