• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH thërret mbledhje urgjente për ethet e majmunit

OBSH thërret mbledhje urgjente për ethet e majmunit

Gjenevë, 7 gusht 2024 (MIA) - Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) tha se do të thërrasë takim të jashtëzakonshëm të komitetit për të biseduar për atë nëse epidemia aktuale e etheve të majmunit në Republikën Demokratike të Kongos paraqet gjendje të jashtëzakonshme për shëndetin publik të shqetësimit ndërkombëtar.

OBSH kumtoi se janë konfirmuar edhe 50 raste të etheve të majmunit, ndërsa shumica janë të dyshuar në katër vende - Burundi, Keni, Ruandë dhe Ugandë - ku nuk janë paraqitur raste të sëmundjes.

"Për shkak të përhapjes së etheve të majmunit jashtë RD të Kongos dhe mundësisë për përhapje të mëtutjeshme ndërkombëtare në dhe jashtë Afrikës, vendosa të thërras komitet për raste urgjente në pajtim me Rregullativat ndërkombëtare të shëndetësisë në mënyrë që të më këshillojë nëse përhapja paraqet problem urgjent shëndetësor publik të interesit ndërkombëtar", tha drejtori i përjgithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në konferencë për shtyp.

Organizata botërore e shëndetësisë kumtoi se komiteti i jashtëzakonshëm do të takohet "sa më parë", por nuk dha datë të saktë apo hollësi të tjera.

Në epideminë e tanishme të etheve të majmunit në RD të Kongos, tashmë janë paraqitur rreth 27.000 raste, ndërsa mbi 1.100 njerëz kanë vdekur, kryesisht fëmijë, prej fillimit të vitit 2023. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR