• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Të paktën 130 foshnja të lindura para kohe në Gazë janë të ekspozuara në rrezik për shkak të mungesës së lëndës djegëse

OBSH: Të paktën 130 foshnja të lindura para kohe në Gazë janë të ekspozuara në rrezik për shkak të mungesës së lëndës djegëse

Nju-Jork, 22 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 130 foshnja të lindura para kohe janë në "rrezik të madh" për shkak të mungesës së lëndës djegëse në spitalet në Rripin e Gazës, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Foshnjat janë në gjashtë reparte neonatale, njoftoi organizata Ndihmë medicinale për palestinezët, ndërsa mjekët paralajmërojnë se janë në rrezik nëse lënda djegëse nuk arrin së shpejti në spitale. 

OBSH bëri thirrje për qasje "urgjente dhe të qëndrueshme" në lëndë djegëse në Gazë që të mundësohet funksionimi i institucioneve shëndetësore. 

Melani Vard, drejtoreshë ekzekutive e organizatës humanitare, ju bëri thirrje liderëve botërorë që të kryejnë presion ndaj Izraelit që të lejojë dorëzim të lëndëve djegëse në Gazë. 

"Bota nuk mundet thjeshtë të shohë se si foshnjat i mbyt rrethimi në Gazë. Nëse nuk ndërmerr asgjë, ai është dënim me vdekje për ato foshnja", tha Melani Vard.

Spitalet në Gazë janë të mbushur me të plagosur nga lufta mes Izraelit dhe palestinezëve, e shkaktuar nga sulmet e papritura të Hamasit në territorin izraelit jugor më 7 tetor. 

Mjekët theksojnë se gjeneratorët në spitale nuk punojnë më shpesh dhe se u mungojnë fashat dhe barnat ndër të tjera. Një mungesë e madhe e pajisjeve, duke përfshirë respiratorë, i detyron mjekët të trajtojnë ata, jeta e të cilëve sigurisht mund të shpëtohet, në vend të rasteve serioze që kërkojnë kujdes kompleks, tha dr. Muhamed Kandil, i cili punon në Spitalin Naser në Kan Junis.

Shumë reparte në spital janë në errësirë sepse rryma kursehet vetëm për repartet me pacientë në gjendje të vështirë. 

OBSH njoftoi se Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se konsumi ditor i materialeve mjekësore në luftë është i njëjtë me konsumin mujor para luftës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR