• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH: Sistemet shëndetësore mund të mbingarkohen

OBSH: Sistemet shëndetësore mund të mbingarkohen
Gjenevë, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Varianti omikron i koronacorusit është raportuar në 89 vende, ndërsa numri i rasteve është dyfishuar për 1,5 deri tre ditë në zonat e transmetimit në komunitet, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. "Imkroni përhapet në vendet me nivel të lartë të imunitetit të popullatës, por nuk është e qartë nëse kjo ka të bëjë me aftësinë e virusit ta shmangë imunitetin, aftësinë e tij që ta rrisë transmetimin apo kombinimin nga të dyja", thekson OBSH-ja. Më 26 nëntor, kohë e shkurtër pasi u zbulua për herë të parë, OBSH e identifikoi omikronin si variant i cili shkakton shqetësim, i cili nuk dihet mjaftueshëm, si dhe ashpërsia e sëmundjes që e shkakton. Gjithashtu shtohet se "të dhënat e disponueshme ende janë të kufizuara dhe nuk ka dëshmi të konfirmuara për efikasitetin e vaksinë apo efikasitetin për omikronin". OBSH paralajmëron se në disa vende spitalet do të mund të mbingarkohen nga rritja e shpejtë e rasteve. "Shtrimet në spital në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut vazhdojnë të rriten, ndërsa duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të rasteve, është e mundur që sistemet shëndetësore", përfundon OBSH. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR