• e shtunë, 23 nëntor 2024

OBSH: Shumë pacientë nga spitali i shkatërruar Al Shifa në Gazë do të vdesin nëse nuk evakuohen

OBSH: Shumë pacientë nga spitali i shkatërruar Al Shifa në Gazë do të vdesin nëse nuk evakuohen

Gjenevë, 3 prill 2024 (MIA) - Shumë pacientë nga spitali i shkatërruar Al Shifa në qytetin e Gazës do të vdesin nëse nuk evakuohen menjëherë, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus.

Ai tha se evakuimi ka qenë i ngadaltë dhe duhet përshpejtuar.

Gebrejesus deklaroi se vetëm 10 nga 36-të spitalet në Rripin e Gazës ishin ende pjesërisht funksionale.

Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Riçard Piperkorn tha se shkatërrimi i spitalit Al-Shifa do të linte mijëra palestinezë pa kujdes shëndetësor dhe se pacientët do të duhej të transferoheshin në objektet shëndetësore në veri të Rripit të Gazës, funksionimi i të cilit është gjithashtu i rrezikuar seriozisht.

Forcat izraelite të cilat u larguan nga spitali Al-Shifa të hënën pas një operacioni dy javor, arrestuan qindra militantë të dyshuar palestinezë dhe lanë pas shumë ndërtesa të shkatërruara.

Izraeli njoftoi se vrau qindra luftëtarë të Hamasit të vendosur në spital.

Hamasi dhe personeli mjekësor mohojnë se luftëtarët ishin të pranishëm. Para luftës, Al Shifa ishte spitali më i madh në Rripin e Gazës me 750 shtretër dhe shumë salla operacioni. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR