• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Rreth 2,7 milionë persona vdesin nga duhani dhe ushqimi i përpunuar në Evropë

OBSH: Rreth 2,7 milionë persona vdesin nga duhani dhe ushqimi i përpunuar në Evropë

Gjenevë, 12 qershor 2024 (MIA) - Rreth 2,7 milionë njerëz në Evropë çdo vit vdesin nga duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile, thuhet në raportin e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH). 

OBSH-ja sot u bëri thirrje qeverive që të vendosin rregulla më të rrepta për produktet e dëmshme për shëndetin.

Siç shkruan "Guardian", në raportin e sipërpërmendur, OBSH-ja deklaroi se industritë e duhanit, alkoolit dhe ushqimit të përpunuar nxisin shëndetin e keq dhe madje edhe vdekjen e parakohshme duke përdorur marketingun.

Ata shtojnë se në këtë mënyrë industritë ndërhyjnë në përpjekjet e qeverive botërore për të parandaluar sëmundjet që mund të jenë fatale si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans-Anri tha se taktikat e industrive përfshijnë shfrytëzimin e personave të ndjeshë, përmes strategjive të marketingut të synuar, mashtrimit të konsumatorëve dhe pretendime të rreme për përfitimet e produkteve të tyre ose kredencialet e tyre mjedisore.

Raporti i ri tregon se duhani, lëndët djegëse fosile dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7.400 vdekje që ndodhin çdo ditë në 53 vende evropiane.

"Pavarësisht rreziqeve shëndetësore, vetëm një pjesë e vogël e vendeve evropiane e ka ndaluar duhanin në vende publike, ndërsa përpjekjet për t'i bërë produktet e dëmshme më pak tërheqëse përmes paketimit të thjeshtë, tatimi i alkoolit dhe etiketimi i ushqimeve gjithashtu nuk zbatohen në shumicën e vendeve", thuhet në raportin e OBSH-së. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR