• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OBSH: Pa marrëveshje të reja për të luftuar pandemitë, në goditje do të jenë brezat e ardhshëm

OBSH: Pa marrëveshje të reja për të luftuar pandemitë, në goditje do të jenë brezat e ardhshëm

Gjenevë, 22 janar 2024 (MIA) - Vendet anëtare rrezikojnë të humbasin afatin e majit për të arritur një marrëveshje detyruese për luftimin e pandemisë, e cila do të ishte një goditje e madhe për gjeneratat e ardhshme, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus. 

Marrëveshja e re dhe përmirësimi rregullave ekzistuese për përballje me pandemitë do të synojnë të mbështesin mbrojtjen globale nga patogjenët e ri pas pandemisë kovid-19, e cila ka vrarë më shumë se shtatë milionë njerëz, sipas të dhënave të OBSH-së.

"Më duhet të them se jam i shqetësuar që vendet anëtare ndoshta nuk do të takohen për t'u angazhuar për zgjidhjen  e çështjeve të hapura dhe të pazgjidhura", tha Tedros gjatë një fjalimi në takimin e bordit ekzekutiv të OBSH-së në Gjene

Sipas tij, mosarritja e një marrëveshjeje të re dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren ndërkombëtare të shëndetësisë (RrNSH) do të jetë një mundësi e humbur që gjeneratat e ardhshme nuk do të mund ta falin. ls/ 

Foto: arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR