• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Për shkak të mungesës, duhet të përdoret vetëm një dozë e vaksinës së kolerës

OBSH: Për shkak të mungesës, duhet të përdoret vetëm një dozë e vaksinës së kolerës
Gjenevë, 19 tetor 2022 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj sot rekomanduan që vendet e prekura nga kolera të përdorin përkohësisht vetëm një dozë të vaksinës në vend të dy, siç është zakonisht, për shkak të mungesës në nivel botëror për shkak se numri i personave të infektuar me këtë sëmundje që transmetohet nga uji është rritur.
Në deklaratën e sotme të OBSH-së dhe partnerët e saj si UNICEF dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe deklaroi se një dozë e vetme e vaksinës është treguar të jetë efektive në parandalimin e epidemisë "edhe nëse provat për kohëzgjatjen e saktë të mbrojtjes janë të kufizuara".
OBSH-ja dhe organizatat partnere menaxhojnë rezervat e vaksinave të kolerës, nga ku shpërndahen pa pagesë në vendet që kanë nevojë për to.
"Kjo masë është opsioni i fundit për të shmangur përballjen me një zgjedhje të pamundur: në cilin vend të dërgohen doza vaksinash dhe në cilin jo", deklaroi Daniela Garone, koordinatore ndërkombëtare në Mjekët pa kufij.
Sipas saj, "një dozë e vaksinës do të sigurojë mbrojtje më të shkurtër, por është një mënyrë e drejtë dhe e barabartë për të provuar të mbroni sa më shumë njerëz në një situatë ku jemi duke u përballur njëkohësisht me disa epidemi të njëkohshme të kolerës".
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus tha se kolera nganjëherë vret në të njëjtën ditë që një person infektohet dhe paralajmëroi se përhapja e sëmundjes infektive në 29 vende këtë vit po bën "presion të paprecedentë" mbi furnizimet e kufizuara në botë të vaksinave kundër kolerës.
Sipas tij, prodhimi duhet të rritet dhe “kufizimet nuk duhet të jenë më shumë se një zgjidhje e përkohshme”.
OBSH-ja tha se vende të tilla si Haiti, Malavi dhe Siria po përpiqen të përmbajnë shpërthime të mëdha të kolerës dhe se ndryshimi i klimës mund t'i bëjë këto shpërthime më të zakonshme sepse bakteret që shkaktojnë sëmundjen shumohen më shpejt në ujë të ngrohtë.
  Në vitin 2010 në Haiti, nga kolera vdiqën rreth 10.000 njerëz. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR