• e diel, 25 gusht 2024

OBSH: Për një javë në Afrikë për 43 për qind është rritur numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19

OBSH: Për një javë në Afrikë për 43 për qind është rritur numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19
Gjenevë, 16 korrik 2021 (MIA) – Rastet e vdekjes që kanë lidhje me koronavirusin në Afrikë u rritën për 43 për qind për vetëm një javë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, informon DPA. “Rritja e numrit të rasteve me Kovid-19 është më e shpejta që është regjistruar në kontinent”, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Maçidiso Moeti. Mungesa e makinave për oksigjen dhe vendet e lira në njësitë për kujdes intensiv janë shkaqet kryesore për rritjen e shpejtë, shtoi ajo. Ky është paralajmërim i qartë se spitalet e kontinentit e kanë arritur barrën e tyre maksimale, theksoi Moeti. Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në Afrikë është 2,6 për qind, përderisa mesatarja botërore është 2,2 për qind. Numër më të madh të rasteve të vdekjes ka në Namibi, Afrikë të Jugut, Tunizi, Ugandë dhe Zambi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR