• e shtunë, 17 gusht 2024

OBSH: Nxehtësitë ekstreme mbysin 175.000 njerëz në vit në Evropë

OBSH: Nxehtësitë ekstreme mbysin 175.000 njerëz në vit në Evropë

Gjenevë, 1 gusht 2024 (MIA) - Nxehtësitë ekstreme mbysin së paku 175.000 njerëz në vit në Evropë, ku temperaturat vazhdojnë të rriten me shpejtësi, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Evropa është ndër rajonet me ngrohje më të shpejt në botë, me temperatura që rriten rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale, paralajmëroi sot drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans-Henri P.Kluge.

"Stresi nga nxehtësia është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me klimën në rajon. “Temperaturat ekstreme përkeqësojnë kushtet kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe cerebrovaskulare, shëndetin mendor dhe gjendjet e lidhura me diabetin”, tha Kluge.

Rajoni Evropian i OBSH-së përfshin 53 vende në Evropë dhe Kaukaz, së bashku me vendet e Azisë Qendrore si Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Vlerësimet e OBSH-së tregojnë se ka pasur rreth 489.000 vdekje të lidhura me nxehtësinë në mbarë botën çdo vit midis 2000 dhe 2019. Rajoni i Evropës përbënte 36 për qind të atyre vdekjeve, ose mesatarisht 176.040 çdo vit. Në përgjithësi, vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind gjatë dy dekadave të fundit.

Kluge u bëri thirrje vendeve të zhvillojnë plane veprimi për ngrohjen dhe shëndetin, të cilat janë një "proces kyç i përshtatjes" për t'i bërë komunitetet më rezistuese ndaj valëve të të nxehtit.

"Aktualisht, më shumë se 20 vende në rajon kanë plane të ngjashme, por "nuk mjafton për të mbrojtur të gjitha komunitetet", paralajmëroi Kluge. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR