• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH njofton për rritje të dhjetëfishtë të rasteve të regjistruara të etheve denga për 20 vite

OBSH njofton për rritje të dhjetëfishtë të rasteve të regjistruara të etheve denga për 20 vite

Nju-Jork, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se rastet e paraqitura të etheve denga në botë janë rritur për dhjetë herë gjatë 20 viteve të kaluara, para së gjithash për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përhapjes së shtuar të mushkonjave, të cilat e bartin virusin. Ethet denga edhe më tej më së shumti regjistrohen në Amerikën Veriore dhe Jugore.

OBSH kumtoi se rastet e regjistruara janë rritur në rekord 5,2 milionë në vitin 2019, prej 500.000 në vitin 2000, në 129 vende në  botë.

Në janar, OBSH paralajmëroi se ethet denga paraqesin kërcënim për pandemi dhe është sëmundja më së shpejti e përhapur, të cilën e bartin mushkonjat në botë. Edhe pse ekzistojnë vaksina dhe mushkonja speciale, të cilët bartin bakterie të quajtur Wolbachia për luftë kundër dengas, nuk ekzistojnë trajtime specifike për virusin, në rast se dikush infektohet.

Më shumë se pesë milionë raste dhe mbi 5.000 raste të vdekjes të lidhura me ethete denga janë paraqitur këtë vit, kumtoi OBSH.

Denga këtë vit e ka përfshirë tërë hemisferën perëndimore. Nuk u konfirmua në Evropë, edhe pse nga viti 2010 disa raste të përhapjes lokale janë paraqitur në pjesën jugore të kontinentit.

Në rajonet, si Amerika, Karaibet dhe Bangladeshi janë paraqitur numër rekord i rasteve në vitin 2023. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR