• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Nga Gaza në EBA janë transferuar për trajtim 85 pacientë të sëmurë dhe të lënduar rëndë

OBSH:  Nga Gaza në EBA janë transferuar për trajtim 85 pacientë të sëmurë dhe të lënduar rëndë

 Gjenevë, 31 korrik 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  sot bëri të ditur se 85 pacientë të sëmurë dhe të lënduar rëndë janë evakuuar nga Rripi i Gazës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Mes tyre janë 35 fëmijë dhe 50 të rritur.

 Të shoqëruar nga 63 anëtarë të familjeve ose kujdestarë të tyre, pacientët e evakuuar u larguan nga Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom, kanë hyrë në Izrael, ndërsa më pas nga aeroporti Ramon, në afërsi të Eilatit në jug të vendit, kanë  fluturuar për në Abu Dabi.   

 Që nga tetori i kaluar, rreth 5.000 njerëz janë evakuuar nga Gaza për trajtim jashtë vendit, shumica në Egjipt, Katar ose EBA.

 Sipas OBSH-së, më shumë se 10.000 pacientë në Gaza u nevojitet evakuim mjekësor për të marrë kujdesin e duhur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR