OBSH: Ndëshkimi fizik i fëmijëve bart rreziqe të shumta për shëndetin e tyre fizik dhe mendor
- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur ndëshkimin fizik problem global të shëndetit publik, që shkakton dëme serioze në mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve dhe mund të çojë në sjellje kriminele në moshën madhore.
- Post By Ramize Qamili
- 13:11, 21 gusht, 2025
Londër, 21 gusht 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur ndëshkimin fizik problem global të shëndetit publik, që shkakton dëme serioze në mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve dhe mund të çojë në sjellje kriminele në moshën madhore.
Një raport i ri i OBSH-së thekson se fëmijët të cilët në 49 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë ekspozuar ndaj ndëshkimit fizik, që definohet si "çdo ndëshkim në të cilin përdor forcë fizike dhe ka për qëllim të shkaktojë një shkallë të caktuar dhimbjeje ose shqetësimi, pavarësisht se sa i butë është", kishin 24 për qind më pak gjasa të zhvilloheshin siç duhet, sesa fëmijët të cilët nuk kanë qenë shënjestër të ndëshkimit fizik, publikoi sot "Gardian".
U vlerësua se 1,2 miliardë fëmijë mbarë botën i nënshtrohen ndëshkimit fizik çdo vit.
Në muajin e kaluar, 17 për qind nga të gjithë fëmijët të ekspozuar ndaj ndëshkimit fizik kanë pësuar forma të rënda të dhunës fizike, siç janë goditja në kokë, fytyrë ose veshë ose goditja e fortë dhe e përsëritur, theksohet në raport.
Ndëshkimi fizik shpesh është shoqëruar me ndëshkim psikologjik, që përfshin sjellje që e nënçmon, poshtëron, frikëson ose tall fëmijën, theksohet në raportin e OBSH-së. rq/
Foto: MIA arkiv