• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH muajin e ardhshëm do ta shpallë aspartamin si shkaktar të mundshëm të kancerit

OBSH muajin e ardhshëm do ta shpallë aspartamin si shkaktar të mundshëm të kancerit

Gjenevë, 29 qershor 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) në korrik do ta shpallë ëmbëlsuesin artificial - aspartam si shkak të mundshëm për kancerin, lajmëruan mediumet perëndimore duke iu referuar dy burimeve anonime të njoftuara me procesin.

Sipas burimeve, Agjencia ndërkombëtare për hulumtim të kancerit (IARC), grup i OBSH-së për hulumtim të kancerit, muajin e ardhshëm për herë të parë do ta shënojë aspartamin, i cili përdoret në një sërë prodhimesh siç janë pijet e gazuara dietetike të Koka-Kolës dhe Mars "Ekstra" çamçakëzave, si "shkaktues i mundshëm i kancerit tek njerëzit".

Konkluzioni i Agjencisë, i finalizuar paraprakisht këtë muaj pas takimit të ekspertëve të jashtëm të grupit, ka për qëllim të vlerësojë nëse është diç rrezik potencial apo jo në bazë të dëshmive të publikuara, por nuk merret me atë se çfarë sasie e prodhimeve është e sigurt për t'u konsumuar. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR