• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Miliona njerëz vdiqën nga koronavirusi, numri i saktë i rasteve të vdekjes është e pamundur të dihet

OBSH: Miliona njerëz vdiqën nga koronavirusi, numri i saktë i rasteve të vdekjes është e pamundur të dihet

Gjenevë, 5 maj 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot vlerësoi se koronavirusi vrau "së paku 20 milionë njerëz" për tre vite, por për shkak të kritereve të ndryshme për numërim të viktimave nga vendi në vend dhe natyrës së ndjeshme politike të atyre të dhënave shëndetësore, është e pamundur të dihet numri i saktë i rasteve të vdekjes nga pasojat e atij virusi.

Raporti zyrtar i OBSH-së tregon 6,9 milionë raste të vdekjes nga koronavirusi deri më 3 maj. Ajo e dhënë është e kapshme në ueb-faqen e asaj organizate të KB-së dhe vazhdimisht përditësohet.

Siç sqyruan hulumtuesit e OBSH-së në një shkrim të publikuar në revistën profesionale "Nature" në dhjetor, numri zyrtar i viktimave gjithsesi se është larg realitetit.

Për shkak të mungesës së infrastrukutrës shëndetësore, disa vende ishin jashtëzakonisht të ngadalshme në zbulimin e virusit dhe prandaj më vonë paraqitën raste të vdekjes.

OBSH, gjithashtu, theksoi kritere të ndryshme në vende, kështu që disa paraqesin vetëm raste të vdekjes nga koronavirusi për shkak të problemeve respiratore.

Në Indi, ku ekspertët druajnë se nddoshta ka pasur numër më të madh të viktimave, statistika shkon ngadalë, sepse shkalla e vdekshmërisë llogaritet sipas moshës dhe gjinisë. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR